Më 17 Qershor 1815, u lind në Shkodër, Dasho Shkreli, luftëtari trim kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve malazezë, për çlirimin kombëtar dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit. Ishte zejtar i thjeshtë, por gjatë kryengritjes antiosmane, që shpërtheu në Shkodër, më 1835, komandoi me trimëri dhe aftësi si drejtues. Në krye të çetës së tij, mori pjesë në betejën e Kalasë së Shpuzës, kundër forcave malazeze në qershor të vitit 1840, ku mbeti i vrarë bashkë me të vëllanë, Sefën.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Qershor 1444, Skënderbeu shpartalloi totalisht ushtrinë turke në betejën epike të Torviollit
-
29 Qershor 1802, në Rumani, mërgimtarët tanë themeluan degën e Shoqërisë patriotike “Dituria”
-
29 Qershor 1920, studentët shqiptarë në Vjenë, me kursimet e tyre shtruan një darkë për nder të artistit të madh shqiptar, Aleksandër Moisiu
-
29 Qershor 1929, u miratua Statuti i Kishës Autoqefale Shqiptare
-
29 Qershor 1937, firma kinematografike italiane “Luçe”, shfaqi filmin dokumentar “Kalatë dhe kështjellat e Shqipërisë”
1 thought on “17 Qershor 1815, lindi luftëtari trim Dasho Shkreli”