Në kuadrin e Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912, çeta e udhëhequr nga Gjeto Çaku, më 16 Gusht, sulmoi depot e armëve në Durrës, ndërsa kryengritësit në pjesë të tjera të vendit çliruan Peshkopinë, Fierin, Përmetin, Leskovikun dhe Konicën. Në Veri-Lindje u çlirua Shkupi dhe u liruan të burgosurit politikë. Në këto kushte, sulltani u detyrua të pranojë kërkesat, që përmbante memorandumi i hartuar prej Hasan Prishtinës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Shtator 1888, lindi në Prishtinë “Mësuesi i Merituar” Ahmet Gashi
-
1 Shtator 1892, Petro Nini Luarasi hapi në Kolonjë 6 shkolla shqipe
-
1 Shtator 1907, regjistrohet popullsia në Athos të Greqisë; Shumica ishte shqiptare
-
1 Shtator 1908, u themelua në Manastir klubi patriotik “Bashkimi”
-
1 Shtator 1914, Turkoshakët që ishin kundër Vidit, ngritën në Durrës flamurin turk