Naum Katro dhe nipi i tij Gjergji, më 15 Korrik 1835, kanë pikturuar ikonën e madhe në ikonostasin e kishës së Shën e Djelës, në Nartë të Vlorës, një thesar i vërtetë shpirtëror dhe kulturor, që lidhet drejtpërsëdrejti, me identitetin e kombit tonë. Naumi dhe Gjergji janë pinjollë të familjes së dëgjuar të piktorëve mesjetarë, Katro ose Çetiri, që kanë punuar kryesisht për zbukurimin e faltoreve të Myzeqesë dhe të Shqipërisë së Mesme. lkonografi i parë që përmendet nga kjo dinasti, është Gjergj Prend Katrua.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
13 Shkurt 1468, Venediku merr masa pas vdekjes së Skënderbeut
-
13 Shkurt 1921, Kryeministri shqiptar ndalon “kantonizimin” e vendit
-
13 Shkurt 1937, u krijua shoqëria e transportit të udhëtarëve Adriatik
-
13 Shkurt 1937, përkujtohet sot luftëtari Halim Xhelo
-
13 Shkurt 1944, nisi operacioni gjerman “Pik” në Malësi të Gjakovës


