Një nga veteranët e Radio-Tiranës dhe Televizionit Shqiptar Fuat Bozgo, u lind në Gjirokastër, më 13 Mars 1930. Në vendlindje mori mësimet e para, gjimnazin e ndoqi në Tiranë dhe Durrës dhe u diplomua për gazetari në Universitetin e Leningradit, në Bashkimin Sovjetik. Pas kthimit në Atdhe 15 vjet me radhë drejtoi me shumë profesionalizëm Redaksinë e Kulturës në Radio-Tirana, duke i shtuar emisionet dhe duke sjellë një frymë të re në programet e institucionit. Në vitin 1969. kalon me detyra drejtuese në televionin e parë shqiptar, duke u bërë zyrtarisht një nga themeluesit e drejtuesit e tij. Më 1974, për motive politike u largua nga Radio-Televizioni Shqiptar dhe u dërgua në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, ku punoi si punëtor krahu. Më pas u emërua në Pallatin e Kulturës “Metalurgu” dhe në redaksinë e gazetës “Metalurgu”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Maji është Dita Ndërkombëtare e Muzeumeve
-
18 Maj 1273, Karli I Anzhu i dhuroi fisnikut arbëresh Pal Gropa disa feude që iu shtuan Mbretërisë së Arbrit
-
18 Maj 1430, Sulltani shtypi kryengritjen e Gjon Kastriotit
-
18 Maj 1835, pushtuesit osmanë, filluan spastrimin e aparatit administrativ nga nënpunësit shqiptarë
-
18 Maj 1854, Franc Bopi mbajti referatin “Mbi gjuhën shqipe në lidhjet e farefisnisë gjuhësore të saj”