Në skenën e Teatrit të Filarmonisë Shqiptare në Tiranë, më 11 Janar 1953, u dha premiera e baletit “Esmeralda” me muzikë të Çezar Punjit, dirigjent Mustafa Krantja dhe baletmaestër Georgi Perkun. Skenografia u përgatit nga Vangjush Mio dhe Stavri Rafael. Në rolet kryesore interpretuan balerinët e parë Nellania Terca, Panajot Kanaçi, Ëngjëll Tërshana, Ikbal Morina, Besa Gjata, Flora Kallajxhi, Skënder Batku etj. “Shatrivani i Bahçirsarajt” dhe “Esmeralda”, ishin dy baletet e para që u pregatitën dhe u luajtën në skenën shqiptare, dy gurët themeltarë të baletit tonë, që sot me talentet e tij, i ka kaluar kufijtë kombëtarë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Tetor 1700, një shqiptar zgjidhet “Papë” i Vatikanit
-
9 Tetor 1774, Aleksandër Gjika nga Përmeti bëhet Princ i Moldavisë
-
9 Tetor 1831, u vra në atentat presidenti me origjinë Shqiptare i Greqisë, Janis Kapodistria
-
9 Tetor, Qeveria e Durrësit i paraqiti Klemansosë notë proteste
-
9 Tetor 1924, u botua numri i parë i gazetës “Liria”