Në faqen e murit lindor, të kishës së Shën Premtes në Valesh të Shpatit të Elbasanit, ruhet mbishkrimi i bërë, që më 1554, ku thuhet: “kur të ngrehesh duart e tu ke Perëndia, o meshtar i Perëndisë, më përmend dhe mua mëkatar Onufrin, prift, piktor dhe protopapë nga Neokastra”. Siç dihet, Onufri ka qënë ikonografi më i madh dhe më i talentuar i vendit tonë, që ka zbukuruar me ikona dhe piktura murore shumë faltore të shekullit të XVI. Disa nga ikonat e tij janë ekspozuar edhe jashtë vendit dhe janë vlerësuar lart nga kritika artistike. Jehonë të madhe, ka pasur sidomos portreti i Shën Mërisë me Krishtin e vogël, që është krahasuar me kryeveprat e Rilindjes Europiane.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Qershor 1785, Karamahmut Pashë Bushatlliu me ushtrinë shkodrane, sulmoi Malin e Zi
-
18 Qershor 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, miratoi një seri vendimesh, që u përfshinë në atë që u quajt “Libër i vendimeve”
-
18 Qershor 1880, “Komiteti Shqiptar i Stambollit”, i dërgoi Konferencës së Berlinit një protestë
-
18 Qershor 1914, në portin e Durrësit dhe të Shëngjinit, u ankoruan luftanijet angleze dhe franceze
-
18 Qershor 1922, në Shkodër u formua Lidhja e Mësuesve Shkodranë