Doktor Lush Pogu, është një nga specialistët e parë të luftës kundër malarjes që bënte kërdinë para çlirimit. Lindi në Shkodër, më 24 Shkurt 1899. U arsimua në vendlindje ndërsa të mesmen e kreu në Liceun Perandorak të Gallata Sarait në Stamboll dhe u diplomua mjek në Universitetin e Sorbonës në Paris. Në Atdhe emërohet pranë Institutit të Luftës kundër malarjes, që ishte ngritur nën kujdesin e Lidhjes së Kombeve me financimet e fondacionit Rokfeler. Kështu Dr.Pogu gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ja kushtoi luftës kundër malarjes. Pas çlirimit burgoset dhe dënohet për veprimtari kundër pushtetit. Lirohet në vitin 1952 dhe pas dy vjetësh, vdes në Shkodër.
You may also like
-
January 16th, 1862 was born the national hero, Bajram Curri
-
January 16th,1910, died in prison the patriot Vasil Negovani
-
January 16th, 1920, letter from Luigj Bumçi to the Peace Conference
-
January 16th, 1947, was born the journalist and publicist from Kosovo, Hasan Mal Hasani
-
January 16th, 1967, was created the Burlesque of Soldier

