Pianisti dhe kompozitori Kozma Lara, u lind në Durrës, më 10 Korrik 1930. Veprat e tij të para, filluan të dëgjoheshin në vitet ’60-të. Në 1965, u duartrokit sinfonia, e cila ndonëse rradhitet ndër veprat e tij të para, mbetet një nga më të realizuarat. Një vit më vonë, kompozoi muzikën e baletit “Fatosi partizan”, që u vu në skenë nga koreografi Panajot Kanaçi. Në vitet që pasuan, kompozoi koncert për violinë e orkestër, koncert për piano e orkestër, rapsodi për piano e orkestër, suita orkestrore, valle sinfonike, etj. Baladat dhe sonatat për piano të Kozma Larës, janë veprat e para të këtij lloji, në muzikën pianistike shqiptare dhe përfaqësojnë arritjet më të mira, në krijimtarinë e autorit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Prill 1463 u nënshkrua në Shkup marrëveshja me forcat osmane
-
27 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i bajraktarëve të Lezhës dhe Mirditës
-
27 Prill 1916 shtypi Rumun shkruan për arkitektin shqiptar Kristo Sotiri
-
27 Prill 1924 doli numëri i parë i gazetës së përjavëshme “Tirana”
-
27 Prill 1937 shtypi shqiptar shkruan për ardhjen në Shqipëri të Kontit Ciano