Më 30 Prill 1910, nisi beteja e Kaçanikut. Forcat turke të ardhur nga Ferizajt dhe Shkupi, iu afruan pozicioneve të kryengritësve dhe u hodhën në sulm. Për dy ditë u zhvilluan luftime të ashpra, që shpesh kalonin në përleshje trup me trup. Më 1 maj, kryengritësit u detyruan të tërhiqeshin duke e lënë grykën e Kaçanikut, por ata e vazhduan qëndresën në grupe 150 deri 200 veta në Malësinë e Kaçanikut, në Moravë, Preshevë, Gjilan, Bujanovc e gjetkë. Humbjet ishin të mëdha, nga të dy anët. Beteja në grykën e Kaçanikut, u quajt nga bashkëkohësit “Termopilet shqiptare”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Prill 1894 lindi gazetari Gjon Kamsi
-
30 Prill 1914 forcat greke sulmojnë njësitë e xhandarmërisë shqiptare në Kolonjë
-
30 Prill 1897 “La nacione Albanese” publikoi memorandumin për çështjen shqiptare
-
30 Prill 1924 u krye ceremonia mortore e Avni Rustemit
-
30 Prill 1927 u themelua shoqëria “Cinematro” në Korçë