Ikonografët shqiptar, vëllezërit Kostantin dhe Athanas Zografi, më 20 Shkurt 1744, përfunduan pikturimin e mureve të kishës “Lindja e Shën Mërisë” në Manastirin e famshëm të Ardenicës. Afresket e dala nga penelët e tyre kanë përmasa të mëdha, kompozime të larmishme, pasuri etnografike dhe të veshjeve të pikturuara dhe shquhen për nivel të lartë mjeshtrie artistike. Dy vëllezërit dhe më pas dy djemtë e tyre, kanë zbukuruar kishat dhe katedralet që sot janë kthyer në monumente culture në Korçë, Berat, Voskopojë, Vithkuq, Apolloni, në Vanaj të Lushnjës, etj. Më 1765 kanë punuar afresket e tyre edhe në Athos të Greqisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Dhjetor 1447, Skënderbeu përmbyll marrëveshjen me mbretin e Napolit
-
14 Dhjetor 1913, Ismail Qemali demaskon ndërhyrjet brutale të Fuqive të Mëdha
-
14 Dhjetor 1922, Parlamenti Shqiptar miraton “Kanunoren” si kushtetutë
-
14 Dhjetor 1924, shënohet fundi i Qeverisë së Nolit
-
14 Dhjetor 1929, Ankaraja suprimon Legatën Mbretërore Shqiptare




