U nda nga jeta më 7 Shkurt 1941, Mati Logoreci, mësuesi veteran i shkollës shqipe, gjuhëtar, historian e publicist. Mati Logoreci ishte delegat në Kongresin e Manastirit në 1908, në Kongresin e Lushnjës të vitit 1920 dhe në Kongreset Arsimore në Tiranë që u mbajtën në vitet 1922 dhe 1924. Ai lindi në vitin 1876. Bashkë me Ndre Mjedën themeloi shoqërinë “Agimi”, anëtar aktiv i shoqërisë “Komsia letrare”. Një shekull më parë filloi në Trieste botimin e revistës “Dashamiri”. Nga pena e tij kanë dalë shumë shkrime e artikuj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Mars 1938, Konservatori i Bostonit luajti sinfoninë “Skënderbeu” të Nolit sipas poemës së H. Longfellow
-
24 Mars 1895, u lind pedagogu, gazetari dhe përkthyesi Karl Gurakuqi
-
24 Mars 1895, lindi mësuesi intelektual Sulejman Harri
-
24 Mars 1911, shpërtheu kryengritja e Ded Gjo Lulit
-
24 Mars 1919, Partia Kombëtare Shqiptare në SHBA, i kërkon Presidentit Willson të ruajë tërësinë e Shqipërisë




