Kuvendi i Ferizajt, u organizua, më 5 Korrik 1908, dhe pati jehonë të gjërë. Në të, morën pjesë rreth 30 mijë shqiptarë nga Gjilani, Presheva, Prishtina dhe krahina të tjera të Kosovës. Kuvendi u shpreh edhe kundërshlimin edhe me armë, të planeve që fshiheshin prapa marrëveshjes së Revalit, për copëtimin e tokave shqiptare. Pjesëmarrësit u lidhën me komitetin patriotik “Bashkim e perparim”, në përkrahje të Revolucionit Xhonturk, që premtonte mbrotjen e tokave shqiptare. Nën drejtimin e Isa Boletinit dhe Bajram Currit, u hartua telegrami drejtuar sulltanit, ku kërkohej shpallja e kushtetutës dhe thirrja e parlamentit, gjë që u realizua, më 23 korrik, çka shënoi dhe fitoren e Revolucionit Xhonturk.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
5 Korrik 1467, në “Librin e artë”, të Muranos flitet për furrën e shkrirjes të Nikola shqiptarit
-
5 Korrik 1761, në Elbasan u bë mbledhja e anëtarëve të esnafit të argjendarëve
-
5 Korrik 1910, u zhvillua lufta në qafën e Agrit
-
5 Korrik 1990, trupat serbe pushtojnë Radio-Televizionin e Prishtinës
-
5 Korrik 1996, u nda nga jeta mjeku Arjan Xhumari