Në Palermo të Italisë Françesko Stasi Peta dhe Zef Skiroi nxorën, më 31 Mars 1887, numërin e parë të revistës mujore “Arbëri i ri”. Në faqet e saj, gjejmë emra të shquar arbëreshë, si Serembe, Krispi, Variboba, Dara, etj. Ajo botoi për herë të parë pjesë nga “Kënga e spasme e Balës”, kryevepër e Gabriel Darës së ri, përralla arbëreshe të mbledhura nga Xhentile Mandala, një studim të albanologut të famshëm Gustav Mejer për shqiptarët dhe shumë shkrime të tjera.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
14 Maj 1948, u krijua shteti i Izraelit
-
14 Maj 1997, Kuvendi i Shqipërisë i hapi rrugë krijimit të mediave elektronike private në vendin tonë
-
14 Maj 1927, u lind gazetari Milto Ferre në fshatin Sinjë të rrethit të Beratit
-
14 Maj 1921, u lind Haxhi Hafiz Sabri Koçi në Oranjë të Librazhdit
-
14 Maj 1955, Republika Popullore e Shqipërisë, u bë anëtare e Traktatit të Varshavës