Piktori dhe arsimtari elbasanas, Bukurosh Sejdini, lindi më 3 Gusht 1916. Mësimet e para për artet e bukura, i mori në Shkollën e Vizatimit, që u hap në Tiranë, më 1933, nga mësuesit dhe artistët e shquar, Abdurrahim Buza dhe Odhise Paskali. Më pas, ndoqi studimet e larta në Akademinë e Arteve në Firence të Italisë, ku u njoh me Qemal Stafën dhe Jordan Misjen, të cilëve u kushtoi nga një portret. Krijimtaria e Bukurosh Sejdinit, shquhet për karakter kombëtar. Ndër punimet e tij më të spikatura, është “Dita e fitores në Tiranë”, që i kushtohet çlirimit të kryeqytetit nga zgjedha naziste. Piktori për një kohëtëgjatë, punoi mësues vizatimi, në shkollën pedagogjike në vendlindje, duke përgatitur breza të tërë mësuesish, ndër ta edhe mjaft amatorë e piktorë të ardhshëm. Për punën e tij të devotshme, ka merituar titullin e lartë “Mësues i Merituar” dhe “Piktor i merituar”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
4 Shtator 1770, Mehmet Pashë Bushatlliu, ndëshkon fatalisht kundërshtarët
-
4 Shtator 1885, lindi kleriku dhe publicisti Vinçenc Prendushi, “Martir i Demokracisë”
-
4 Shtator 1899, u hap Shkolla e parë Shqipe në Prizren
-
4 Shtator 1922, lindi gazetari e pedagogu Findia Veizi
-
4 Shtator 1927, lindi Rexhep Reka, inxhinier i naftës, studiues e dekan