Më 29 Janar 1961, u vu në qarkullim tragjedia e Shekspirit “Hamleti-Princi i Danimarkës”, përkthyer nga Fan Noli, shqipëruesi më i madh i vendit tonë. Kjo kryevepër e dramaturgjisë botërore, është botuar dhe ribotuar disa herë në Shqipëri dhe në Kosovë. Ajo është vënë në skenë nga Trupa e Teatrit Popullor. Rolin e princit të Danimarkës e ka luajtur me shumë mjeshtëri “Artisti i Popullit”, Naim Frashëri. Kujtojmë se këtë rol e ka interpretuar në mënyrë të shkëlqyer edhe Aleksandër Moisiu, artisti shqiptar me famë botërore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
15 Maj, “Dita Kombëtare e Familjes”
-
15 Maj 1946, u prezantua para publikut, regjizori i shquar Pandi Stillu
-
15 Maj 1937, shpërtheu puçi antizogist i Et’hem Totos, në Delvinë
-
15 Maj 1921, u lind Profesor Doktor Myzafer Xhaxhiu, në Gjirokastër
-
15 Maj 1903, filloi të botohet gazeta, “Përlindja Shqiptare”