Një nga gjeologët e parë shqiptarë, Veronika Meko, u lind në Elbasan, më 28 Qershor 1932. Pas mbarimit të Politeknikumit në Tiranë, ajo punoi teknike gjeologe në “Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës” në Patos. Gjatë vitit 1957-1961, pa u shkëputur nga puna, ndoqi Fakultetin e Gjeoiogjisë e Minierave në Tiranë dhe u diplomua inxhinjere-gjeologe. Fill pas kësaj, u emërua në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjeologjisë si përgjegjëse e Fondit Qëndror të Gjeologjisë, ku u mor me organizimin e bibliotekës shkencore të gjeologjisë, ngritjen e arkivave të gjeologjisë, pranë institucioneve dhe ndërmarrjeve gjeologjike. Eshtë nismëtare dhe bashkautore e bibliografisë së botimeve shqipe, për gjeologjinë, minierat dhe naftën dhe bibliografisë, për periudhën 1944-1985. Ajo është gjithashtu, bashkautore e tekstit “Gjeologjia” për shkollat e mesme teknologjike, si dhe e Hartës së Mineraleve të Dobishme të Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Janar 1881, Shkupi, Mitrovica, Vushtria dhe Gjilani u çliruan nga forcat e Sulejman Vokshit
-
18 Janar 1900, lindi Skënder Luarasi, intelektual kalibri
-
18 Janar 1919, u hap Konferenca e Paqes në Paris
-
18 Janar 1919, doli në Shkodër numri i parë i gazetës “Populli”
-
18 Janar 1929, lindi gazetari i njohur sportiv Kristofor Grillo


