Revista rumune, “Arta si frumosul”, më 27 Prill 1916, botoi gjashtë pamje të një monumenti të rëndësishëm arkitektonik “Avantul Tarili”, të projektuar nga arkitekti shqiptar Kristo Sotiri, në Kostancë të Rumanisë. Po atje bashkëatdhetari ynë i njohur, ka projektuar një kompleks banjash, një faltore dhe katër blloqe banimi. Veprimtaria e këtij arkitekti, shtrihet edhe në vende të tjera. Kështu në Kajro, ai ka projektuar një bankë; ka kryer punime të rëndësishme aranzhimi në Itali dhe në Greqi. Në Itali, ai ka projektuar stabilimentin e banjave dhe disa vila në Lido, ka kryer restaurimin e kishës Santa Maria della Salute dhe San Giuseppe në Venecia, në pallatet Del Kupole dhe Delle Cornice, në godinën e një kinoteatri në Xhenova, etj. Në Shqipëri, Kristo Sotiri, ka lënë projekte të shumë ndërtesave dhe veprave të tjera arkitektonike në Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Krujë, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
16 Gusht 1209, Papa Inoçenti III, e quan Dhimitrin e Arbërit, gjykatës i arbëreshëve
-
16 Gusht 1466, Senati i Venedikut, e konsideronte rindërtimin dhe fortifikimin e Elbasanit nga Turqit “si një gjë të rrezikshme e të dëmshme”
-
16 Gusht 1912, çeta e udhëhequr nga Gjeto Çaku, sulmoi depot e armëve në Durrës
-
16 Gusht 1916, u ekzekutua me varje udhëheqësi i rebelimit turkoman në Durrës, Haxhi Qamili
-
16 Gusht 1920, u krijua sportklub “Tirana”