Pjetër Gjura, një personalitet i lartë i klerit katolik shqiptar, u lind në Shkodër, më 25 Qershor 1873. Mësimet e para i mori në degët teknike-tregëtare, në kolegjin e Shën Françesk Xavierit. Pas përfundimit të tij, punoi si shegert tek tregëtarët shkodranë dhe për shumë vite, dha mësim në Kolegjin Saverian. Më 1908, u dërgua në Austri për të vazhduar studimet për teologji dhe filozofi në Universitetin e Insbrukut. Në Atdhe, ndoqi karrjerën fetare. Fillimisht shërbeu famulltar në Pulaj dhe më pas, në Shkodër. Më 1929, u emërua ipeshkev i Kurbinit dhe po atë vit, u bë arqipeshkev i Durrësit, ku shërbeu deri sa mbylli sytë, në korrik të vitit 1939.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Qershor 1466, mbret i Napolit i kërkoi shteteve feudale italiane të krijojnë një “besëlidhje italike”, për të përballuar rrezikun osman
-
25 Qershor 1914, doli numëri i parë i revistës së ilustruar “Zana”
-
25 Qershor 1919, grupi i shqiptarëve të Lozanës, i dërgoi një letër Këshillit të Ministrave në Romë
-
25 Qershor 1920, punëtorët e kryeqytetit Italian, organizuan një miting me parullën “Të largohet ushtria italiane nga Shqipëria”
-
25 Qershorit 1921, në seancën e Lidhjes së Kombeve, foli ministri i jashtëm i Shqipërisë, Fan Noli