Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

25 Qershor 1873, lindi në Shkodër, një personalitet i lartë i klerit katolik shqiptar, Pjetër Gjura

Pjetër Gjura, një personalitet i lartë i klerit katolik shqiptar, u lind në Shkodër, më 25 Qershor 1873. Mësimet e para i mori në degët teknike-tregëtare, në kolegjin e Shën Françesk Xavierit. Pas përfundimit të tij, punoi si shegert tek tregëtarët shkodranë dhe për shumë vite, dha mësim në Kolegjin Saverian. Më 1908, u dërgua në Austri për të vazhduar studimet për teologji dhe filozofi në Universitetin e Insbrukut. Në Atdhe, ndoqi karrjerën fetare. Fillimisht shërbeu famulltar në Pulaj dhe më pas, në Shkodër. Më 1929, u emërua ipeshkev i Kurbinit dhe po atë vit, u bë arqipeshkev i Durrësit, ku shërbeu deri sa mbylli sytë, në korrik të vitit 1939.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version