Në kuadrin e marrëdhënieve kulturore me Italinë, në Mars të vitit 1991, të ftuar nga Teatri i Operas dhe Baletit, erdhën në Tiranë një grup artistësh të mirënjohur italianë, që vunë në skenë operan e Rosinit “Berberi i Seviljes”. Regjizor i saj ishte Fabio Sparvoli dhe dirigjent Vitoria Parizi. Interpretuan këngëtarët Filipo Pino, Xhani Lluka Rici. Nga artistët tanë u shquan Ymer Kaca, Nikolin Gurakuqi, Nevila Matja, etj
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Qershor 1166, u mbajt akti i shugurimit të kishës së Shën Trifonit në Kotorr
-
19 Qershor 1608, relacioni i Vendikut përshkruan të ardhurat kolosale nga peshkimi në Butrint
-
19 Qershor 1886, “Shoqënia e Stambollit”, arriti të marrë lejën për hapjen e Shkollës shqipe në Korçë
-
19 Qershor 1921, u themelua në qytetin e Korçës, shoqëria e vajzave “Zhvillimi”
-
19 Qershor 1924, qeveria e Nolit shpalli programin e saj 20 pikësh