Në Pallatin “Rinia” të Prishtinës, më 23 Maj 1997, u mbajt Festivali i Tretë “Kënga e Pranverës 97” me kompozime për fëmijë. Çmimin e parë e meritoi kënga, “A vizatohet fantazia”, kënduar nga Zana Thaçi dhe Gent Garani; çmimin e dytë e mori kënga, “Kur truri nuk dëgjon”, interpretuar nga Zanfina Ismaili dhe “Do të bëhem..” interpretuar nga Ermal Fejzullahu. Kurse çmimin e tretë, e mori këngëtari i vogël Robert Berou, me këngën “Alajdini”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
18 Gusht 1835, kryengritësit shkodranë të udhëhequr nga Hamza Kazazi korrën fitoren e radhës mbi forcat osmane
-
18 Gusht 1912, qeveria turke i pranoi publikisht kërkesat e parashtruara, në memorandumin e Hasan Prishtinës
-
18 Gusht 1914, Esat Pashë Toptani e shpalli veten kryetar të qeverisë së përkohëshme
-
18 Gusht 1920, u mblodh Kongresi Arsimor i Lushnjës
-
18 Gusht 1992, Republika e Shqipërisë aderoi në dy dokumente të rëndësishme të së Drejtës Ndërkombëtare