Sot përkujtohet Alush Frakulla, udhëheqës i kryengritjeve fshatare antiosmane në krahinën e Myzeqesë. I pakënaqur nga reformat centralizuese të tanzimatit, në Maj të vitit 1835, në krye të kryengritësve fshatarë, pushtoi çifligjet shtetërore. Ishte nismëtar dhe organizues i Kuvendit të Portezës, ku u mblodhën përfaqësuesit e krahinave kryengritëse dhe u hartua platforma dhe kërkesat e kryengritjes. Atje u vendos, që vendi të qeverisej nga kryepleqtë vendas. Pas Kuvendit, Alush Frakulla sulmoi për marrjen e Beratit. Por në luftimet, që u zhvilluan në Frakull, përballë ushtrisë osmane prej 5 mijë vetësh, u thye, ra rob dhe u dënua me punë të rëndë në Turqi, ku dhe vdiq, më 20 Maj 1837.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Maj në dokumentat kishtare të shek VI përmendet Papa Inocenti dhe kombi arbëror
-
9 Maj 1912 në fletoren “Liria e Shqipërisë”, u botua thirrja e udhëheqësve të kryengritësve kosovarë, Mahmut Zajmit, Bajram Dakolanit, etj
-
9 Maj 1920, në prag të kryengritjes së armatosur, Italianët shpallën gjëndjen e jashtëzakonshme në Shqipëri
-
9 Maj 1945, kapitullojnë forcat gjermane ne Luften e Dytë Botërore
-
9 Maj 1967, vdiq Dhimitër Pasko, apo siç njihet me pseudonimin Mitrush Kuteli