Në familjen e majorit që shërbente në ushtrinë osmane në Shkup, më 2 Maj 1907, lindi Nazim Orizaj, oficer i ushtrisë kombëtare, i diplomuar në shkollat e larta ushtarake perëndimore. Pasi mbaroi Liceun e Korçës, e dërguan për studime në Akademinë Ushtarake Franceze në Sen Kyri. Pas diplomimit, oficeri i ri u kthye në Atdhe dhe u emërua në Komandën e Përgjithshme të Mbrojtjes Kombëtare. Ai i ngjiti shpejt shkallët e karrierës ushtarake, por jeta e tij u këput nga tuberkulozi, në moshën 45 vjeçare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
17 Shtator shënohet dita e paqes
-
17 Shtator 1499, 20.000 Shqiptarë ftojnë nipin e Skënderbeut ti udhëheqë kundër osmanëve
-
17 Shtator 1827, lindi Rilindasi ynë i madh Pashko Vasa, politikan, poet, publicist
-
17 Shtator 1914, Esat Pasha firmos marrëveshjen e parë me Serbinë
-
17 Shtator 1919, paria e zonës së Shkodrës, proteston kundër terrorit të ushtrisë Italiane