Në Jeruzalem, më 19 Gusht 1991, u përfundua “Memorandumi i Mirëkuptimit midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të lzraelit, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”. Midis dy popujve tanë, kanë ekzistuar marrëdhënie të herëshme miqësore. Shqipëria është një nga vendet e rralla, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, izraelitët u mbrojtën nga përdjekjet dhe shfarosja nazifashiste. Shumë prej tyre gjetën strehë dhe ngrohtësi në Shqipëri dhe asnjë nuk u vra dhe arrestua gjatë pushtimit nazifashist.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Janar 1870, Elena Gjika i shkruan De Radës: Ka ardhur koha të rishkruajmë historinë e popullit tonë
-
20 Janar 1899, lindi gazetari dhe publicisti Gjergj Bubani
-
20 Janar 1924, marrëveshje për lundrim e tregëti me Italinë
-
20 Janar 1925, u shua Hoxhë Kadriu, patriot, demokrat
-
20 Janar 1943, u formua kabineti i Eqerem Libohovës