Në fshatin Brar të Tiranës, në 17 Qershor të vitit 1984, u zbulua një rrasë varri e vitit 1201, që flet për principatën e Arbërit. Në të janë skalitur 5 kryqe dhe 5 harqe, shenjë e 5 pjesëtarëve të familjes të sundimtarit arbëror. Mbi të ndodhet edhe mbishkrimi: “Kujtoje o Zot shërbëtorin tënd Mihal Zeguri, me bashkëshorten dhe nipërit”. Siç dihet pricipata e Arbërit, u formua në vitin 1190 dhe ishte i pari shtet feudal shqiptar, që është dokumentuar. Sundimtarët e saj ishin Progoni dhe i biri Gjini. Principata u shtri kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe nuk mundi të përfshinte të gjithë trojet shqiptare. Sundimtari më i fuqishëm i dinastisë princërore, u bë Dhimitri i Arbërit, i mbiquajtur në dokumentet historike “Arhond i Madh”, “Burrë fisnik”, “Princ i arbëreshëve”. Principata ekzistoi deri nga fundi i shekullit XIII.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
28 Qershor 1897, u ngrit fabrika e parë për përpunimin e ullirit në Tiranë
-
28 Qershor 1912, u zhvillua beteja te ura e Senicës, ku kryengritësit shpartalluan dy batalione turke
-
28 Qershor 1912, nga Porti i Durrësit dhe Shën Gjinit, u larguan ushtarët e fundit turq
-
28 Qershor 1924, qeveria e Fan Nolit, iu përgjigj pozitivisht propozimit të qeverisë sovjetike, për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike
-
28 Qershor 1932, lindi në Elbasan, një nga gjeologet e parë shqiptarë, Veronika Meko