Më 17 Janar 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë, agjentët e shërbimit të fshehtë jugosllav vranë mizorisht luftëtarët kosovarë të lirisë: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Ata punonin në ilegalitet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; ndihmonin shtypin ilegal të diasporës, sidomos fletoret “Bashkimi” dhe “Zëri i Kosovës”, ku botonin dhe shkrimet e tyre. Për nder të tyre Parlamenti i Kosovës ka emërtuar Çmimin ‘Jusuf Gërvalla-Kadri Zeka”, që jepet çdo vit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Gusht 1686, Rektori i Republikës së Raguzës kërkoi mbylljen e portit të Durrësit
-
8 Gusht 1854, shpërthen revolta e bukës në qytetin e Shkodrës
-
8 Gusht 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, shpalli vendimin për largimin e forcave ndërkombëtare nga Shqipëria
-
8 Gusht 1925, lindi në Berat shkrimtari desident Kasëm Trebeshina
-
8 Gusht 1928, lindi pionerja e skenës dhe ekranit shqiptar, Besa Imami