Në prag të luftës së Perandorisë Osmane me Hungarinë, në Berat, më 14 Qershor 1689, u mblodh paria dhe pleqësia e qytetit, për të pjestuar shpenzimet që duheshin derdhur, me rastin e dërgimit të ushtarëve në front. Shpenzimet siç duket, ishin kaq të mëdha, sa që në proces-verbal theksohej, se për shlyerjen e tyre, të hollat duhej të merreshin hua gjëkundi. Pra, populli i robëruar shqiptar, përveç mishit për top që dërgonte në luftrat e pafund që bënte Porta e Lartë, përveç taksave të shumta, duhej të paguante edhe për mbajtjen e ushtrisë dhe shpenzimet e tjera që kërkonte lufta.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Tetor 1880, kundërshtohet vendimi i Fuqive për t’i dorëzuar Malit të Zi Ulqinin
-
30 Tetor 1914, ushtritë Italiane pushtojnë Sazanin
-
30 Tetor 1918, zëvendësohen pushtuesit; në vend të Austrisë, Serbia
-
30 Tetor 1925, publikohet në Shkodër gazeta e parë sportive
-
30 Tetor 1929, Ministri i Financave hedh në gjyq shoqërinë italiane AGIP


