Në Gjakovë, më 23 Mars, u lind patrioti dhe pedagogu Xheladin Nushi. Ishte vetëm 11 vjeç kur erdhi në Durrës, për të mbrojtur dhe ndërtuar shtetin e rilindur shqiptar. Luftoi përkrah kolonel Tomsonit, kundër rebelëve të Esat Pashë Toptanit dhe mbreti i huaj e dekoroi me medaljen e trimërisë dhe e dërgoi 11 vjeçarin për studime në Austri. Atje ndoqi shkollën dhe më pas Akademinë Tregëtare, madje mbrojti dhe doktoratën në Universitetin e Vjenës. Pas kthimit u emërua pedagog dhe Drejtor i Shkollës Tregëtare në Korçë dhe pas dy vjetësh, zëvëndësoi Harri Fultz-in në Shkollën Teknike të Tiranës. Atje punoi deri më 7 prill 1939, kur u largua për në Turqi dhe më pas u vendos në Damask të Sirisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Janar 1734, u themelua në Itali Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit
-
19 Janar 1918, koncert në Sofje i shoqërisë “Dëshira”
-
19 Janar 1926, marrëveshje me Çekosllovakinë
-
19 Janar 1939, lindi Agron Reka, sportist rekordesh e inxhinier
-
19 Janar 1943, përkujtohet poeti arbëresh Luigj Petrosi, publikoi “O e bukura more”


