Poeti lirik dhe pedagogu Gaspër Pali, u lind në Shkodër, më 14 Gusht 1916. Filloren dhe të mesmen i kreu në vendlindje dhe u diplomua, për letërsi në Firence të Italisë. Punoi si mësues, por u bë i njohur më shkrimet e tij. Vargjet e para, i botoi nga fundi i viteve ’30-të. Bashkëpunoi me revistat “Rilindje”, “Cirka” dhe tletore të tjera të kohës. Vargjet e tij, përshkohen nga një frymë e lehtë melankolike dhe lirizmi. Motivet kryesore të tyre janë, malli për vendlindjen, dashuria e pastër dhe e ndrojtur dhe ëndërra për lumturine që nuk arrihet. La në dorëshkrim shumë vjersha, një pjesë e të cilave u përfshinë në vëllimin “Hyjet mbi greminë,” që u botua, më 1959, 17 vjet pas vdekjes së tij.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Tetor 1774, vëllezërit Zografi pikturojnë në Voskopojë
-
25 Tetor 1880, Sulltani ndërron pashallarët për të pushtuar Ulqinin
-
25 Tetor 1887, Francesco Krispi: autonomia e Shqipërisë pa gjak
-
25 Tetor 1893, Gjergj Theodhori vihet në krye të shoqërisë “Dituria” të Rumanisë
-
25 Tetor 1915, lindi Veli Stafa, poet

