Bonamore, piktor italian i fundshekullit të XIX, është autor i shumë gravurave me motive nga vendet mesdhetare, të botua në disa libra dhe revista të kohës. Në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ai udhëtoi në vendin tonë dhe pregatiti disa gravura që u botuan në revistën “La Guerra d’Oriente”. Veç vizatimeve në natyrë, Bonamore është mbështetut edhe në fototekën e famshme të Marubit. Punime të tjera të piktorit italian me temë shqiptare janë riprodhuar edhe në libra e revista të tjera. Disa prej tyre janë fiksuar edhe në librin e Luigj Panuçit “La Grecia moderna”, botuar në Milano më 1880.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Prill 1995 u vendos “Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtave të Autorit”
-
23 Prill 1682 lindi prijësi kishtar, Gjergj Guxeta
-
23 Prill 1872 lindi gjuhëtari, përkthyesi dhe diplomati Gjergj Pekmezi
-
23 Prill 1881 merr fund Lidhja e Prizrenit
-
23 Prill 1905 u mblodh në Bukuresht kongresi për organizimin e lëvizjes shqiptare për pavarësi