Sot përkujtohet përkthyesi dhe lëvruesi i gjuhës shqipe, pedagogu dhe mjeku i shquar, Vangjel Meksi. U diplomua në mjekësi, në Napoli të Italisë dhe shërbeu si mjek i Ali Pashë Tepelenës. Më pas, profesionin e tij e ushtroi në Greqi dhe Turqi, por u bë i njohur me përkthimet dhe shkrimet e tij. Veprat e para të shqipëruara prej tij janë, “Doke të izraelitëve” dhe “Doke të të krishterëve”. Por puna e tij madhore, është përkthimi i “Dhjatës së re”, që u botua pas vdekjes nën kujdesin e Grigor Gjirokastritit. Penës së tij i përket edhe një gramatikë dhe disa studime të shqipes letrare, me të cilat ai u bë paraardhës i rilindasve në këtë fushë. Vangjel Meksi u shua më 12 Nëntor 1823.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Maj 1330, u bekua Manastiri i Shën Gjon Vladimirit, ndërtuar prej Karl Topisë, Princ i Krujës dhe Zot i Durrësit
-
10 Maj 1467, një letër e shkruar në Venedik mbi fitoren e Gjergj Kastriotit kundër Ballaban Pashës
-
10 Maj 1819, Ali Pashë Tepelena e mori qytetin e Pargës pa luftë
-
10 Maj 1892, në kryeqytetin Rumun, u hap shkolla e parë Normale në Gjuhën Shqipe
-
10 Maj 1897, Visar Dodani filloi botimin e gazetës “Shqipëria” në Bukuresht