Mbarë bota shqiptare sot kremton, përvjetorin e At Shtjefën Gjeçovit (emri i vërtetë: Mhill Kostandin Gjeçi-Kryeziu), klerik, arkeolog, etnograf dhe shkrimtar shquar. U lind më 12 Korrik 1874. U arsimua në Kolegjin katolik të Troshanit në Lezhë dhe më pas, në Bosnje. Gjatë gjithë jetës mbeti At shpirtëror dhe patriot i flaktë. Në Kurbin, më 1906, mbrojti me forcë luftetarët e lirisë, në Gomsiq të Mirditës, më 1909-1912, ishte një ndër organizatorët e kryengritjes antiosmane dhe u rradhit në çetat e luftëtarëve të lirisë, më 1914, kundërshtoi barbaritë e pushtuesve austro-hungarezë, më 1920, mori pjesë në epopenë për çlirimin e Vlorës, nga pushtuesit italianë, ndërsa në Zara të Dalmacisë, në Pejë, në Gjakovë e gjetkë, luftoi aktet shkombëtarizuese të serbomëdhenjve, ndaj popullsisë dhe kulturës shqiptare. Për këto qëndrime e vranë agjentët e Beogradit, në Zyme të Gjakovës, më 1929.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
1 Korrik 332, lindi Julian Flavi, Perandor i Perandorisë Romake me prejardhje Ilire
-
1 Korrik 1666, lindi studjuesi gjerman Gotfrid Lajbnic
-
1 Korrik 1868, Festa Kombëtare e Kanadasë
-
1 Korrik 1919, Hasi kërkon nga Qeveria e Durrësit ta lirojë nga pushtuesit serbë
-
1 Korrik 1914, Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli i kërkojnë Italisë të respektojë pavarësinë e shteti shqiptar