Trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit të Tiranës dha, më 30 Mars 1986 premierën e baletit shqiptar me dy akte dhe katër tablo “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, me muzikë të kompozitorit Feim Ibrahimi, libret të Ismail Kadaresë. Dirigjent i shfaqjes, ishte Rifat Teqja, ndërsa balet mastër Agron Alia. Rolet kryesore u interpretuan nga Albana Sulejmani dhe Ilir Kerni, që sot përfaqësojnë shkollën e baletit shqiptar në skenat më të shquara të Europës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
29 Prill 1332 kryepeshkopi i Tivarit i dërgon relacion Filipit të VII për ngajshmërinë e gjuhës shqipe me atë latine
-
29 Prill 1895 lindi aktori që solli në ekranin tonë “Skënderbeun”, Akaki Harava
-
29 Prill 1920 qeveria e sapoformuar shqiptare paraqet para Këshillit Kombëtar programin e saj
-
29 Prill 1921 qeveria shqiptare i drejtohet Lidhjes së Kombeve
-
29 Prill 1937 Konti Ciano viziton Kuçovën