30 Mars 1923, u formua kabineti i kryeministrit Vërlaci

Më 30 Mars 1923, u formua kabineti Vërlaci me këtë përbërje: Kryeministër dhe Ministër i Brëndshëm Shefqet Verlaci, Ministër i Jashtëm Iljaz Vrioni, Ministër i Drejtësisë Myfit Libohova, Ministër i Financave Luigj Gurakuqi, Ministër i Punëve Botore Kostaq Kota, Ministër i Arsimit Fahri Gorani dhe Ministër i Luftës Mustafa Aranitasi. Kabineti Verlaci e drejtoi vendin vetëm për dy muaj; në maj të vitit 1923, ai dha dorëheqjen dhe u formua qeveria e re e kryesuar nga Iljaz Vrioni.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare