Flamuri i 28 Nëntorit, Vlorë
Spiridon Ilo, ka regjistruar i pari në një studio profesionale Himnin Kombëtar Shqiptar dhe ka qënë firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë. Të gjithëve na tingëllon fuqishëm edhe sot “Eja mblidhuni këtu, këtu”. Kjo këngë i ka paraprirë Himnit Kombëtarar, para se ai të bëhej zyrtar. E njohur ndryshe me titullin “Për Mëmëdhenë” rreth saj ka mendime të ndryshme.
Në vitin 1918 gazeta “Përparimi” kishte këtë reklamë për albumin muzikor patriotik të Spiridon Ilos dhe Giuseppe Mauros në New York, pllakat u përgatitën në studiot e “Columbia”.
Spiridion Iloja është i pari që ka sjellë në vëndin tonë në mënyrë legale Flamurin Kombëtar së bashku me Ismail Qemalin. Ishte i pari që këndoi Himnin tonë Kombëtar. Pra është meritë e tij që ngriti i pari në qiell tingujt e Himnit Kombëtar. Bën pjesë në atë plejadë ku janë me numër njerëzit, që kane lëvruar përveç patriotizmit që e kishte në shpirt, muzikën si një këngëtar, pikturën edhe poezine njëkohësisht. Të rrallë janë ata patriotë që vunë të gjitha dijet e vetes në dispozicion të lëvizjes kombëtare shqiptare. I biri i tij Vangjo Ilo, i mëkuar që në vegjëli me ndjenja patriotike, ka ndihmuar shumë në mbledhjen e ruajtjen e sendeve që shoqëruan firmosjen e pavarësisë. Ai ka qënë anëtar bordi i QMKSH deri në fund të jetës së vet.