Pse habitet Greqia?! Një artikull për Çamërinë i gazetës “The Times” që në vitin 1923

                     DËBIMI I SHQIPTARË NGA GREQIA

 Për redaktorin e The Times.

Zotëri,-Ankesat janë dërguar në të gjithë botën e civilizuar duke kërkuar ndihmë për dhjetra mijëra refugjatë të pafatë grekë, të cilët lufta e marrë e qeverisë së tyre, i ka bërë që të  drejtohen përsëri në territorin grek.

Shoqata e Lindjes së Afërt dhe të Mesme, tashmë ka marrë hapa aktivë në këtë çështje, dhe është përpjekur për të marrë nga Qeveria Britanike akordimin e një shume të konsiderushme nga pjesa e emetuar e kredisë greke për lehtësimin nevojave të menjëhershme të viktimave. Që prej ndërmarrjes së këtij hapi, Shoqata ka mësuar me shqetesim nga Ministri Shqiptar në Londër  se Qeveria Greke po dëbon me dhunë, dhe në mënyrë ç’njerëzore banorët Shqiptarë nga Greqia, sidomos në zonën e Çamërisë; shtëpitë, tokat dhe pronat e këtyre Shqipëtarëve janë duke u konfiskuar, dhe refugjatët grekë po vendosen në vend të tyre.

Ndërkohë që gjëndja e vështirë e refugjatëve grekë është e mjerë deri në ekstrem, është padyshim e padrejtë që këto vuajtje, të jenë shkaku i vuajtjeve të ardhshme për të tjerët, për shkak të politikave të gabuara të qeverisë së tyre. Prandaj në interes të gjithë atyre që për shkaqe humanitare po harxhojnë kohë dhe para për lehtësimin e  fatkeqësisë në Lindjen e Afërt, ne do të nxisim marrjen e masave të  menjëhershme për të përfituar një garanci të kënaqëshmë nga Qeveria Greke. Kërkojmë që këto mizori të marrin fund, dhe viktimat Shqiptare të rivendosen në shtëpitë e tyre dhe të kompesohen plotësisht për humbjet e tyre.

Sinqerisht i juaji      Edward Gleichen

                              Aubrey Herbert

Shoqëria e Lindjes së mesme dhe të Afërt

Leave a Reply