Pal Ëngjëlli
Në Trininë e Matit, pranë Macukëllit, më 8 Nëntor 1462, u nënshkrua dokumenti i parë i gjuhës shqipe “Formula e Pagëzimit”. Ajo është një fjali e shkurtër shqipe, në mes të një shkrimi latinisht në një letër qarkore të kryepeshkopit të Durrësit, Pal Ëngjëllit, bashkëpunëtorit të ngushtë të Gjergj Kastriotit. “Formula” përdorej për të pagëzuar fëmijët e porsalindur, në kushtet e luftrave të vazhdueshme kundër osmane. Formula dëshmoi se shkrimi i shqipes me gërma latine, duhet të jetë përdorur edhe para kësaj date. “Formula e pagëzimit” u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga albanologu rumun, Nikolla Jorga dhe u botua prej tij më 1915.
Referencat:
Biblioteka dhe arkiva e QMKSH
You may also like
-
17 Maj 1910, lindi Ibrahim Dibra, një nga stomatologët e parë shqiptar
-
17 Maj 1914, u nënshkrua “Protokolli i Korfuzit”
-
17 Maj 1914, u sulmua batalioni që ishte nisur në jug në frontin kundër “vorio-epiriotëve”
-
17 Maj 1937, u shtyp kryengritja e Ethem Totos
-
17 Maj 1942, Vasil Laçi zbrazi 5 plumba mbi Viktor Emanuelin III