Më 5 Tetor 1884, u lind veprimtari politik shqiptar Sulejman Delvina, kryeministër i Qeverisë, që doli nga Kongresi i Lushnjës. Mbështeti luftën kundër rebelimit sadist, ndihmoi në kurorëzimin me fitore të Luftës së Vlorës dhe nënshkroi protokollin italo-shqiptar, mori pjesë në Revolucionin e Qershorit dhe u emërua Ministër i Jashtëm në kabinetin e Nolit. Pas shtypjes së Revolucionit, jetoi ne mërgim dhe më 1932, u kthye në atdhe i sëmurë dhe vdiq në Vlorë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Tetor 1429, evidenca të mesjetës; Shqipëria eksportuese e madhe e lëndës drusore
-
19 Tetor 1912, lufta për mbrojtjen e Shkodrës
-
19 Tetor 1920, lindi akademiku Mark Krasniqi
-
19 Tetor 1928, greva e punëtorëve të shoqërisë konçesionare “Mazorana”
-
19 Tetor 1938, u ndalua me ligj mbajtja e plisit “qelesheve të bardha”