Më 5 Dhjetor 1935, gazeta “Besa” shkruante për recitalin e sopranos Tefta Tashko, në qytetin e Korçës. Koncerti u mbajt në sallën e palestrës “Leku i Nxënësit”. Artistja e shoqëruar në piano nga profesori i Liceut Kombëtar të Korçës, Sotir Kozmo, interpretoi pjesë klasike si dhe muzikë popullore shqiptare. Ajo solli për dëgjuesit arie nga “Traviata”, “Madam Batërflai”, “Bohema”, etj. Sukses të jashtëzakonshëm pati kënga popullore “Bilbil, o i mjeri Bilbil”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Janar 1550, lindi Gjergj Basta, ushtarak austriak me prejardhje shqiptare
-
30 Janar 1811, ikonografi Gjergj Çetiri zbukuron kishën e Shën Pjetrit
-
30 Janar 1880, u shua Zef Jubani, ideolog i Rilindjes Kombëtare
-
30 Janar 1926, lindi kompozitori Tish Daija
-
30 Janar 1931, marrëveshje me Austrinë për heqjen e vizave

