Më 30 Janar 1880, vdiq Zef Jubani, veprimtar dhe ideolog i njohur i Rilindjes Kombëtare. Lindi në Shkodër në vitin 1818. Studimet e mesme tregëtare i kreu në Maltë. Më 1862 organizoi lëvizjen antiosmane në Mirditë. Zef Jubani është një ndër mbledhësit dhe studiuesit e parë të folklorit tonë të lashtë dhe origjinal. Më 1871, botoi vëllimin “Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodi poemash shqiptare” ku përfshihen edhe studimet e tij, “Aktualiteti i popullit të Shqipërisë së Veriut”, “Kundromë mbi gjendjen morale dhe mbi kulturën intelektuale të popullit shqiptar”. Penës së tij i përket edhe vepra “ Projekt lundrimi me avullnore italiane në Adriatik, Tregëtia e Venedikut me Shqipërinë”. Kurse në dorëshkrim ka lënë “Historia e jetës dhe e veprave të Gjergj Kastriotit”. Ai njihet si krijues i një alfabeti me shkronja latine, hartues i një gramatike të shqipes, luftëtar për një gjuhë letrare të njehësuar shqipe, për një shkollë kombëtare dhe laike.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
21 Shkurt 1272, mbreti Karli I Anzhuin shpalli Mbretërinë e Arbrit dhe vetë u shpall mbret i saj
-
21 Shkurt 1895, lindi në Shkodër Sandër Saraçi, ekonomist e politikan
-
21 Shkurt 1912, lindi Dr. Ymer Dishnica
-
21 Shkurt 1914, Esat Pashë Toptani i ofroi zyrtarisht Vidit, kurorën e Shqipërisë
-
21 Shkurt 1924, greva të mëdha të mësuesve në gjithë Shqipërinë



