Në prag të agresionit fashist kundër Shqipërisë, më 3 Prill 1939, shtypi i kryeqytetit me tituj të mëdhenj shkruante për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Italisë dhe botonte deklaratën e shkurtër zyrtare, ku thuhej; “Disa fletore të huaja si dhe persona të papërgjegjshëm kanë përhapur këto ditët e fundit lajme tendencioze përmbi Shqipërinë dhe marrëdhëniet e saj me Italinë. Është jashtë çdo dyshimi, theksohej në deklaratë, se këto lajme, kanë për qëllim, t’i paraqitin në mënyrë të gabuar marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Italisë”. Po atë ditë, në faqet e katërta të gazetave nën titullin “Kush do t’i masë forcat e tij me ne, jemi gati”, jepej fjalimi kërcënues i Fyhrerit nazist Adolf Hitlerit, ndaj botës demokratike perëndimore.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Tetor 1880, kundërshtohet vendimi i Fuqive për t’i dorëzuar Malit të Zi Ulqinin
-
30 Tetor 1914, ushtritë Italiane pushtojnë Sazanin
-
30 Tetor 1918, zëvendësohen pushtuesit; në vend të Austrisë, Serbia
-
30 Tetor 1925, publikohet në Shkodër gazeta e parë sportive
-
30 Tetor 1929, Ministri i Financave hedh në gjyq shoqërinë italiane AGIP




