Në Shkodër, më 3 Gusht 1859, u lind inxhinjeri, poeti dhe patrioti Filip Shiroka. Për veprimtarinë e tij patriotike dhe pjesëmarrjen në ngjarjen e viteve 1878-1881, u detyrua të mërgojë jashtë vendit. Fillimisht jetoi dhe punoi në 6gjipt, e më pas, në Liban, ku u shqua si inxhinjer i talentuar i hekurudhave. Në Atdhe, Filip Shiroka u bë i njohur me krijimtarinë poetike dhe gazetareske. Shumica e veprave letrare të tij, janë përfshirë në vëllimin “Zani i zemrës”, që doli nga shtypi në vitin 1935, kur autori erdhi për herë të fundit në Shqipëri. Krijimtaria e Filip Shirokës, shquhet për vetëdijen dhe krenarinë kombëtare, për ndjenjat e holla, të shprehura me një gjuhë të ëmbël dhe të pastër.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
27 Tetor 1735, premierë e operas “Skënderbeu” në Versajë
-
27 Tetor 1887, lindi Mihal Sherko, gazetar e diplomat
-
27 Tetor 1912, Ismail Qemali mbledh koloninë e Bukureshtit
-
27 Tetor 1914, Greqia shpall zyrtarisht pushtimin e Shqipërisë së Jugut
-
27 Tetor 1919, diplomacia perëndimore deklaron sovranitetin Italian mbi Vlorën


