Princ Vidi, më 3 Dhjetor 1913, u vendos zyrtarisht në fronin e Shqipërisë, me vendim të Fuqive të Mëdha. Erdhi në Shqipëri, në Mars të vitit 1913 dhe krijoi qeverinë e tij. Gjatë sundimit, princ Vidi u bë përçues i politikës së fuqive europiane dhe veçanërisht të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë. Nën presionin e jashtëm, ai bëri lëshime në dëm të sovranitetit shqiptar të qarqeve shoviniste greke, duke pranuar protokollin e Korfuzit. Rolin kryesor në qeverinë e Vilhelm Vidit e pat luajtur Esat Toptani. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore, ai humbi edhe mbështetjen e jashtmë dhe u detyrua të largohej nga Shqipëria.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”

