Republika e Shqipërisë, më 29 Qershor 1995, u pranua anëtare e Këshillit të Europës i cili synon të arrijë “një bashkim më të ngushtë të anëtarëve të vet për të mbrojtur dhe çuar përpara idealet dhe parimet, që përbëjnë trashigiminë e tyre të përbashkët dhe të favorizojë progresin e tyre, ekonomik dhe social”. Vendi ynë, është angazhuar tërësisht në punimet e Këshillit të Europës dhe ka përfituar në mënyrë të veçantë, për hartimin e një legjislacioni të standartit europian.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”


