Albanologu austriak, miku i popullit shqiptar, Teodor Ippeni, u lind në 29 Nëntor 1861. Duke qënë në Shërbimin Diplomatik Austriak, në vitin 1885, filloi punën në Konsullatën e Përgjithëshme Austro-Hungareze, në Shkodër. Për herë të dytë në Shkodër erdhi në vitin 1895, kësaj here si Kryekonsull dhe qëndroi 9 vjet. Kreu udhëtime të shumta pune duke mbledhur të dhëna të shumta për veprat që botoi si albanolog. Si diplomat dhe mik i Shqipërisë, dha ndihmesën e tij në dobi të çështjes sonë kombëtare, sidomos gjatë punimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe gjatë përcaktimit të kufijve të Shqipërisë. Njihen shërbimet e tij për hapjen e shkollave shqipe, për botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Mars 1792, shënohet punimi i parë i ikonografit shqiptar Gjergj Çetiri
-
25 Mars 1821, shpërtheu lufta çlirimtare e popullit grek kundër Perandorisë Osmane
-
25 Mars 1877, lindi në Prizren kleriku Dom Pashko Krasniqi
-
25 Mars 1897, Faik Konica botoi revistën “Albania”
-
25 Mars 1917, u themelua në Korçë shoqëria “Përparimi”

