Më 29 Maj 1920, me nismën e Komitetit të “Mbrojtjes Kombëtare”, në Barcalla pranë Dukatit, u mblodh Kuvendi, që vendosi fillimin e kryengritjes kundër pushtuesve italianë. Kuvendi zgjodhi Këshillin Kombëtar prej 30 vetash dhe komitetin i ri i “Mbrojtja Kombëtare” prej 12 vetash, që do të drejtonte kryengritjen. Kryetar i Komitetit u zgjodh Osman Haxhiu. Komiteti u bëri thirrje të rrëmbejnë armët të gjithë fshatarët dhe qytetarët e krahinave të pushtuara dhe sidomos të Labërisë. Kapiteni Ahmet Lepenica, u ngarkua me organizimin e njësive të armatosura vullnetare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Janar 1870, Elena Gjika i shkruan De Radës: Ka ardhur koha të rishkruajmë historinë e popullit tonë
-
20 Janar 1899, lindi gazetari dhe publicisti Gjergj Bubani
-
20 Janar 1924, marrëveshje për lundrim e tregëti me Italinë
-
20 Janar 1925, u shua Hoxhë Kadriu, patriot, demokrat
-
20 Janar 1943, u formua kabineti i Eqerem Libohovës
