Në Kazaz të Shkodrës, më 29 Korrik 1835, që në 7 të mëngjesit, plasi pushka midis kryengritësve shqiptarë dhe forcave pushtuese. Luftimet zgjatën më shumë se 4 orë. Nga të dy anët pati shumë të vrarë e të plagosur. Në fushën e betejës, ra dhe Komandanti i kryengritësve shqiptarë Hamza Kazazi. Beteja e Kazazit, shpërtheu sepse kryengritësit ndërprenë lundrimin në Bunë, në pikën e quajtur Guri i Shën Gjonit, me qëllim që të ndërpritej furnizimi i forcave pushtuese me armatime dhe ushqime.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
11 Shkurt 1909, u luajt në Dardhë të Korçës drama “Lufta e Trojës”
-
11 Shkurt 1907, u krijua në Rumani dega e shoqërisë “Bashkimi”
-
11 Shkurt 1920, u likujdua Qeveria e Durrësit
-
11 Shkurt 1920, telegram i Luigj Bumçit për Kryeministrin anglez Llojd Xhorxh
-
11 Shkurt 1927, përurimi i dy rrugëve të reja në Shqipëri të mesme

