Sot përkujtohet një nga luftëtarët e vjetër për shëndetin dhe jetën e njeriut. Doktor Janko Theodhosi u lind në Korçë, ku mori mësimet e para. Në Athinë vazhdoi studimet dhe u diplomua për mjekësi. U specializua për patologji në Universitetin e Sorbonës në Francë. Si një student i shkëlqyer atij iu ofruan shumë vende pune në Paris e Athinë, por zgjodhi atdheun, atje ku kishte më shumë nevojë për punën e tij. Gjatë luftës se dytë botërore shtëpia e tij u kthye në spital ushtarak, ku ai punoi për shumë vite. Edhe në pension nuk e ndërpreu punën derisa mbylli sytë më 29 Dhjetor 1968.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
30 Janar 1550, lindi Gjergj Basta, ushtarak austriak me prejardhje shqiptare
-
30 Janar 1811, ikonografi Gjergj Çetiri zbukuron kishën e Shën Pjetrit
-
30 Janar 1880, u shua Zef Jubani, ideolog i Rilindjes Kombëtare
-
30 Janar 1926, lindi kompozitori Tish Daija
-
30 Janar 1931, marrëveshje me Austrinë për heqjen e vizave

