Më 28 Dhjetor 1976, Kuvendi Popullor, miratoi Kushtetutën e re e cila, shpallte Shtetin Shqiptar si diktaturë të proletariatit, pronën shoqërore si të vetmen prone dhe si bazën e rendit socialist dhe e ndalonte pronën private. Kjo kushtetutë ishte në fuqi deri në vitin 1991, kur kuvendi miratoi një paketë ligjesh themelore, që zëvendësuan kushtetutën deri në Nëntor të vitit 1998, kur u miratua Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, që është në fuqi edhe sot.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Mars 1373, përfundoi qëndisja e veprës “Epitafi i Gllavenicës”
-
22 Mars, shënohet sot dita ndërkombëtare kundër diskriminimit
-
22 Mars 1992, zgjedhjet e dyta pluraliste në Shqipëri i fitoi Partia Demokratike
-
22 Mars 1932, u nda nga jeta korifeu gjerman Johan Volfgang Gëte
-
22 Mars 1895, u shfaq në Paris filmi i parë në botë, pas 10 vitesh kjo ndodhi në Shqipëri

