Në Worçester Massaschusetes të Amerikës, mërgimtarët tanë përgatitën dhe shfaqën, më 26 Janar 1914, dramën e Mihal Gramenos “Vdekja e Pirros”. Para shfaqjes u paraqit një tablo e shkurtër, ku tregohej Shqipëria si një vashë e bukur e lidhur me vargonj. Shikuesit u ngritën në këmbë duke brohoritur “Rroftë Shqipëria”. Në kolonitë shqiptare të Amerikës, në ato vite të largëta kur bëheshin aq shumë pazarllëqe diplomatike dhe akte agresive në kurriz të popullit dhe vendit tonë, janë shfaqur dhe shumë pjesë të tjera të dramaturgëve tanë si “Mallkimi i gjuhës shqipe” e Mihal Gramenos, “Besa” e Sami Frashërit, “Detyra e mëmës” dhe “Lulja e kujtimit” e Foqion Postolit, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Tetor 1429, evidenca të mesjetës; Shqipëria eksportuese e madhe e lëndës drusore
-
19 Tetor 1912, lufta për mbrojtjen e Shkodrës
-
19 Tetor 1920, lindi akademiku Mark Krasniqi
-
19 Tetor 1928, greva e punëtorëve të shoqërisë konçesionare “Mazorana”
-
19 Tetor 1938, u ndalua me ligj mbajtja e plisit “qelesheve të bardha”